Spitali i Kirurgjisë në QSUT së shpejti do të hapë dyert për 62 mijë pacientë në vit. Pjesa e brendshme e spitalit është drejt përfundimit të rikonstruktimit.Gjatë mengjesit të sotëm, ministrja Manastirliu ka parë procesin e rregullimit të spitalit, që do të jetë së shpejti gati.
Kryeministri Rama ka uruar mirëmëngjes duke lajmëruar se së shpejti qytetarët do të kenë një spital të ri me standarte bashkëkohore. Sipas videos që ka hedhur kryeministri në spitalin e ri të Kirurgjisë në QSUT, 7 salla operacioni do të jenë me pajisje moderne dhe do të vendosen 120 shtretër të rinj. Janë shpenzuar 8,8 milionë euro për rikonstruktimin e brendshëm të spitalit dhe vendosjen e aparaturave më të sofistikuara të teknologjisë së lartë, sipas kryeministrit.