Tirana bëhet ‘bunker’ në Kukës dhe arrin fitoren e parë në fushën verilindore me shumë vuajtje dhe fat duke marrë vendin e tretë në përfundim të fazës së dytë të kampionatit, që ka qenë me shumë oshilancione dhe ndryshime trajnerësh.
Njeriu i ndeshjes ishte Gentian Muça me golin e shënuar në minutën e 30 të pjesës së parë, teksa në të dytën vendasit e drejtuar nga Klodian Duro bënë gjithçka për të barazuar, por bardheblutë u bënë ‘mur’ para portës duke dalë me 3 pikët e plota.
Humbja zhyt Kukësin në krizë duke rrezikuar edhe vendin e trajnerit për fazën e tretë.
Ndeshje e ‘çmendur’ në Shkodër, aty ku Vllaznia fitoi 3-2 ndaj Bylisit. Sfida u vendos në fillim dhe në fund, Vllaznia shënoi që në minutën e parë me Shtubinën, ndërsa Cinari dyfishoi në të 36’.
Në 5 minutat e fundit të ndeshjes u shënuan 3 gola, ishte sërish Cinari në të 83’ që çoi rezultatin në 3-1 duke krijuar idenë se gjithçka u mbyll, por Bylisi për 2 minuta shënoi 2 gola Pepa 87’, Hoxhës 88’ duke i bërë minutat e fundit të tensionuara në kampin shkodran.
Megjithatë deri në fund Vllaznia arrti që të ruante të paprekur rrjetën nga goli i tretë duke u ngjitur në kuotën e 15 pikëve në vendin e 7, ndërsa Bylisi mbetet në vendin e 9 me 13 pikë.
Laçi shpartalloi Tërbunin 4-0 me golat e Nimanit 45’, Xhejms 51’ (pen), 58’ dhe Gocaj 87’.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com