Teksa jemi në prag të 14 Shkurtit ndryshe e njohur si dita e të dashuruarve, kryeqyteti është i ‘veshur’ i gjithi me të kuqe si simbol i kësaj dite.
Përveç zbukurimeve të vendosura kudo, Shën Valentini vjen në Tiranë me një sërë aktivitetesh.
Parku i Liqenit Artificial, Parku Rinia, Petrela dhe “Reja” do të përcjellin energji pozitive me muzikë, cirk, poezi, panaire e mbjellje pemësh nga çiftet. Po ashtu do të ketë ekspozita, kënd pikniku, multisporte e aktivitete të tjera.
Te Pazari i Ri do të mund të gjeni kënde për kujtime apo dhurata për t’u marrë me vete, ndërsa në orën 18:00 te sheshi “Skënderbej” do të ketë muzikë live dhe instalacione arti me temën e dashurisë.
Si lindi historia e kësaj dite?
Kjo ditë ka marrë emrin nga një shenjtor i famshëm, por ka shumë histori rreth tij. Besohet se Shën Valentini ishte një prift nga Roma gjatë shekullit III.
Perandori Klaudius II atëkohë e kishte ndaluar martesën, sepse kishte menduar se meshkujt e martuar janë ushtarë të dobët. Por Valentini kishte besuar se ai rregull ishte i padrejtë, dhe i kishte thyer rregullat duke i martuar çiftet fshehtazi.
Kur Klaudiusi e kuptoi, ai burgosi Valentinin dhe e dënoi me burgim të përjetshëm. Në burg, Valentini ra në dashuri me vajzën e gardianit dhe kur u dërgua për t’u pushkatuar me 14 shkurt, i dërgoi asaj një letër me nënshkrimin “nga Valentini yt”, thuhet në legjendat që shoqërojnë këtë datë.
Komente











