Tirana-Vllaznia, ndalohet parkimi
tek "Selman Stermasi", ja oraret

Tirana-Vllaznia, ndalohet parkimi<br />tek "Selman Stermasi", ja oraret
TIRANE - Të shtunën në mëngjes nga ora 08:00 deri në 14:30 do të ndalohet parkimi i makinave përreth stadiumit "Selman Stërmasi". Kjo është një masë e marrë nga Policia e Tiranës në kuadër të ndeshjes Tirana-Vllaznia e cila luhet në orën 13:00 dhe është e vlefshme për kampionatin e Shqipërisë. 

Në kuadrin e masave të marra për garantimin e zhvillimin normal të këtij aktiviteti sportiv, Policia e Tiranës njofton të gjithë qytetarët për mjetet që do të konstatohen të parkuara gjatë kësaj ore pranë stadiumit do të merren masa për heqjen e tyre nëpërmjet karotrecëve.

Policia njofton gjithashtu se do të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve në rrugën “Gjik Kuqali”, “Gjon Bue Shpata” , në rrugën që të çon prapa shkollës “Emin Duraku” si dhe në zonat përreth stadiumit “Selman Stërmasi”

"Policia e Kryeqytetit kërkon mirkuptimin e qytetarëve, për të shmangur qarkullimin me mjete në këto akse rrugore", përfundon njoftimi zyrtar i Policisë së Tiranës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë