Tirana ‘zhyt’ Dinamon, ‘nëndetëses’ s’i bën punë trajneri i ri! Kastrioti mund Partizanin, Egnatia fiton 3-0 me Vllazninë

Rruga drejt titullit është bërë më e sigurtë për Tiranën, që në javën e 26 të Superligës mposhti minimalisht 1-0 në derbi Tiranë. Për nëndetësen kjo ishte një humbje e rëndë në luftën për mbijetesë, ndërsa edhe debutimi i trajnerit italian nuk solli fat.

“Është trepikësh që ne na jep vazhdimësinë, na jep qetësinë, na jep sigurinë dhe kjo është shumë e rëndësishme në futboll. Mos ulja e përqendrimit, vlerësimi i çdo lloj situate dhe i çdo lloj ndeshje,”-tha Orges Shehi, trajner i Tiranës.

“Është një humbje që të djeg shumë sidomos për klasifikimin. Ekipi erdhi këtu për të fituar dhe jo gjëra të tjera,”-deklaroi Rodolfo Vanoli, trajner i Dinamos.

Po sot Partizani ka marrë një tjetër rezultat negativ, pasi Kastrioti e ka mposhtur 1-0.

“Ne ishim shumë afër fitores dhe kishim mundësi për ta çuar topin në rrjetë me portën bosh, por edhe humbja e 11 metërshit ktheu situatën,”-u shpreh Dritan Mehmeti, trajner i Partizanit.

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e këtij ekipi, pasi kjo cilësi është më e vështira për t’u arritur në futboll,”-tha Emiljano Çela, trajner i Kastriotit.

Sakaq të shtunën Egnatia bëri suprizën e madhe duke fituar 3-0 kundër Vllaznisë, ndërsa java e 26 e Superligës mbyllet të dielën me ndeshjet Laçi-Teuta dhe Skënderbeu-Kukësi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar