Nesër do të zhvillohet ndeshja mes Tiranës dhe Laçit e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në prag të takimit zëvndës trajneri i bardhebluve Erjon Xhafa shprehet se e ka të qartë mënyrën e lojës që ekipi duhet të bëjë përballë kurbinasve.
“I druhemi agresivitetetit të tyre dhe do tu përgjigjemi njësoj. Ekipi duhet të jetë i përgatitur për luftë sportive, duke qenë se ekipi përballë ka një anë të fortë markimi dhe tranzcion shumë të mire.”
Ndërkohë për shkak të përjashtimit të Kamzës nga çdo pozicion Skënderbeu kalon automatikisht në gjysmëfinale të Kupës.