Tiranë/ 132 litra parfum kontrabandë në bidona plastikë, arrestohet 31-vjeçari, nën hetim bashkëshortja

Tiranë/ 132 litra parfum kontrabandë në bidona plastikë, arrestohet 31-vjeçari, nën hetim bashkëshortja

Policia e Tiranës ka goditur një rast kontrabande me mallra për të cilat paguhet akcizë. Mësohet se janë sekuestruar 132 litra parfum dhe esencë parfumi.

Lidhur me rastin është arrestuar një 31-vjeçar dhe është proceduar penalisht bashkëshortja e tij.

Parfumi u gjet në subjektin e tyre pa dokumentet përkatëse. Çifti akuzohen për veprat penale “Tregtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë” “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë“ dhe “Fshehje të ardhurash"

Njoftimi i Policisë
Goditet një rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë. Sekuestrohen 132 litra parfum dhe esencë parfumi. Arrestohet në flagrancë 31-vjeçari, procedohet penalisht bashkëshortja e tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale  “Tregtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë” “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë“ dhe “Fshehje të ardhurash“ të shtetasit S. K, 31 vjeç dhe proceduan penalisht bashkëshorten e tij, pasi gjatë kotrollit të ushtruar në subjektin e tyre, në rrugën “Bardhyl”, sherbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 132 litra parfum dhe esencë parfumi, të depozituara në bidona plastik për të cilat nuk dispononte dokumentacion(fatura) të cilat dyshohej se ishte kontrabandë.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum