Gazetari Arsen Rusta sjell intervistën me kreun e departamentit të sigurisë dhe rendit publik në policinë e Tiranës, kryekomisar Lorenc Shehu, bërë pikërisht në qendër të Tiranës festive, teksa Shehu insepekton në qytet.
Ky i fundit ka bërë të ditur se në terren për festa do jenë 1600 policë në gjithë Tiranën bashkë me strukturat e tyre mbështetëse për zbatimin e një plani masash për një mjedis sa më të sigurt për qytetarët, për monitorimin e territorit 24 orë
Shehu ka kujtuar edhe një herë rregullat që duhen zbatuar në ndalim-parkimet dhe sinjalistikën rrugore, pasi festat shoqërohen me fluks të madh automjetesh, njerëzish. Ai u ka bërë apel prindërve, që të kenë kujdes me fishekzjarret tek fëmijët.
Apo që shoferët të shmangin pijet alkoolike, pasi do penalizohen. “Për çdo problem qytetarët të telefonojnë tek 129”, u është drejtuar qytetarëve kreu i rendit për kryeqytetin.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)