Një vajzë 17-vjeçe së bashku me të dashurin e saj i kanë grabitur banesën këngëtarit të njohur nga Kosova dhe njëkohësisht i fejuar i prezantues Marina Vjollca, Getoar Selimi duke i marrë orën me vlerë 35 mijë Euro.
 
Adoleshentja është futur në banesën e ‘Getit’ në zonën e ‘Kodrës së Diellit’ në Tiranë duke vjedhur orën, ndërsa më pas e ka fshehur në banesën e të dashurit Mërgim Lala 20 vjeç, të dy banues në Kamëz.
 
Arrestimi është bërë pas denoncimit të Getoarit për humbjen e orës me vlerë 35 mijë Euro. 17-vjeçarja me inicialet D.K. do të gjykohet për grabitje, ndërsa Mërgim Lala akuzohet për bashkëpunim në vjedhje.


d.b/shqiptarja.com