TIRANE – Tentativa për të grabitur një vilë në zonën e Selitës në kryeqytet, i ka marrë jetën dy të rinjve, të cilët janë qëlluar për vdekje me armë nga i zoti i shtëpisë. Krimi i dyfishtë ndodhi mëngjesin e kësaj të mërkure, ndërsa ishte vetë pronari i banesës i cili ka rrëfyer vrasjen pas vetëdorëzimit në polici.
Sipas informacioneve që gazetarët e A1 REPORT sjellin nga terreni, pronari i banesës Flamur Ymeri është vetëdorëzuar në komisariatin numër dy ku ka rrëfyer se ka vrarë dy të rinj të cilët kishin hyrë të grabisnin vilën ku ai dhe familjarët e tij jetojnë.
Sipas dëshmisë së Ymerit, vrasja e dyshitë ndodhi për vetëmbrojtje, pasi dy grabitësit ishin të armatosur edhe të maskuar. Po sipas deponimit që i zoti i shtëpisë ka dhënë në polici, ai i ka qëlluar me armën e vetë grabitësve, tip automatik duke i lënë të dy të pajetë. Mbetet ende e paqartë për policinë, se si Ymeri ka mundur t’u rrëmbejë armën grabitësve e t’i qëllojë ata për vdekje.
/Shqiptarja.com

FOTO