Tirane- Një 22 vjeçar është marrë me forcë nga një lokal të Tiranës dhe pasi është futur në makinë është dërguar në Shëngjergj të Tiranës ku ëshë dhunuar fizikisht.

Pollicia e Tiranës bën me dije se autorët e kësaj pengmarrjeje janë vëllezërit Arjan. Ç., 41 vjeç,  Agim Ç., 38 vjeç dhe Erind K, 27 vjeç.

Shqiptarja.com e Report Tv mëson së vëllezërit në bashkëpunim me të afërmin e tyre Erind.K kanë marrë peng në një lokal në Tiranë një 22-vjeçar, e kanë futur në makinë dhe e kanë rrahur e dhunuar në Shëngjergj të Tiranës.  

I riu është goditur me grushte në pjesë të ndryshme të trupit. Policia dyshon se 22 vjeçari është rrahur për shkak se ka pasur lidhje me vajzën e njërit prej tyre dhe ata nuk kanë qenë dakord.  Pasi mori informacion policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjerjes dhe ka mundur ta liroj dhe arrestojë 3 autorët.

Të tre akuzohen për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/25, i Kodit Penal.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. Ç., 41 vjeç, A. Ç., 38 vjeç, dhe E. K., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/25, i Kodit Penal. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë forcërisht në automjet, një 22-vjeçar, dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij, për motive të dobëta.  Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë forcërisht në automjet, një 22-vjeçar, dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij, për motive të dobëta, informoi sot policia e Tiranës.', njofton policia.