TIRANË- Një 25-vjeçare ka humbur kontrollin e motorrit dhe ka goditur një mjet të parkuar duke plagosur një person tek​ kryqëzimi i "21 Dhjetorit".

Në ngjarjen e ndodhur  rreth orës 17:30, motorrin e drejtonte G.P. dhe dëmtoi  G.P, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.