TIRANE - Grabitet me armë një argjendari në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.25 minuta në rrugën “Avni Rustemi”, 400 metër larg komisariatit numër një në kryeqytet. 3 personat kanë hyrë në argjendarinë “Esense Pavllo”, dhe kanë kërcënuar me armë pronarin e kësaj argjendarie. Njëri prej tyre ka arritur të largohet, pasi ka grabitur një sasi të konsiderueshme floriri, ndërsa dy të tjerët janë kapur në flagrancë nga uniformat blu të komisariatit numër një.
GRABITJA
Burime të policisë bëjnë të ditur se grabitësit kanë goditur me qytën e pistoletës pronarin e argjendarisë , i cili më pas është dërguar në spital, ku mësohët se nddohet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, pistoletën me të cilën u godit pronari i argjendarisë. Nga dëshmitarët në vendngjarje mësohet së personi i tretë është larguar përmes një rruge dytësore. Uniformat blu po bëjnë kqyrjen e vendit të ngjarjes, dhe morrën në pyetje 2 të arrestuarit për të bërë të mundur edhe identifikimin e personit që ka arritur të largohet me floririn e grabitur.
ARRESTOHET DHE GRABITESI I TRETE
Gati 40 minuta pas grabitjes së argjendarisë policia njoftoi se kishte arrestuar dhe grabitësin e tretë. Ai është Erjon Kola nga Shkoza. Ndërsa 2 grabitësit e tjerë të arrestuar janë Dorian mema dhe Rigels Leka, nga Fushë Arrëzi.
POLICIA: SEKUESTRUAM FLORIRIN E GRABITUR
Në orën 13. 30 në një konferencë për shtyp zëdhënësja e policisë së Tiranës Alma Katragjini deklaroi se “Autorët kanë bërë rezistencë duke u larguar nga vendi i ngjarjes por ndërhyrja e patrullave ka bërë të mundur arrestimin e tre të rinjve.
Dorian Mema, 18 vjeç, Rigers Leka 18 vjeç dhe Erjon Kola 20 vjeç. Policia thotë se janë sekuestruar dhe dy pistoleta të cilat dyshohen se janë përdorur në grabitje si dhe një sasi konsiderueshme floriri të vjedhur. Policia po heton për mundësinë e pjesëmarrjes së të arrestuarve në grabitje të tjera që mund të kenë ndodhur në Tiranë.
TRE GRABITJE BRENDA NJE JAVE NE KRYEQYTET
Ky është rasti i tretë brenda një jave, që shënohen ngjarje të tilla në kryeqytet. Të hënën u grabit një kaziono në rrugën Muhamet Gjollesha, dhe një ditë më pas policia vuri në pranga autorët. Ndërkaq një tjetër ngjarje u shënua në zonën e Komunës së Parisit, ku nën kërcënimin e armës u grabit një person.
(Ne foto, argjendaria ku ndodhi grabitja dhe njeri prej grabitesve ne momentin e arrestimit)
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com