Tirane, 3 viktimat u dogjën
nga shkëndija elektrike| VIDEO

Tirane, 3 viktimat u dogjën<br />nga shkëndija elektrike| VIDEO
TIRANE-  Vogëlushja Dea, vetëm 2 vjeçe është e vetmja që ka arritur t'i mbijetojë flakëve, të cilat, mbrëmjen e së shtunës përpinë banesën ku jetonte së bashku me të motrën, Jona 4 vjeçe dhe babain Genci dhe të ëmën Florinda.

Policia kishte gjetur vogëlushen poshtë trupit të babait. Mesa duket 35 vjeçari ka tentuar të nxjerrë nga banesa vogëlushen dhe më pas t'i vijë në ndihmë bashkëshortes së tij dhe vajzës tjetër, por nuk ia ka arritur. Dea e vogël aktualisht po lufton me vdekjen në spital, por nëse mbijeton do ia detyrojë gjithë jetën përqafimit të fundit të babait.

TRAGJEDIA
Ka qenë ora 01.00 e së dielës kur policia e zjarrfikësit janë njoftuar për flakë që kanë përfshirë banesën e katit të tretë të një apartamenti në rrugën “Hoxha Tahsim”. Nga flakët humbën jetën Genc Spahiu 35 vjeç, e shoqja Florida Spahiu 35 vjeç, nga Pogradeci, si dhe fëmijët e tyre Jona Spahiu, 4 vjece, ndërsa policia mundi të shpëtojë vajzën tjetër të ciftit Dea Spahiu vetëm 2 vjeçe.

Policia deklaron se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një masë elektrike në prizën e kondicionerit. Flaka fillimisht ka përfshirë në prizën e kondicionerit është përhapur nëpër shtëpi duke shkaktuar dhe shpërthimin e bombulës së gazit. Fqinjët e familjes Spahiu, kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësit. Zjarrfikësve u është dashur të shpërthejnë derën e apartamentit.Florida dhe vajza e saj Jona u gjetën të vdekura në banjo ndërsa Genci dhe vajza e tij 2 vjece Dea janë gjetur pranë derës.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm sa ka shkaktuar panik në të gjithë apartamentin. Apartamenti është shkatërruar pothuajse i gjithi, ndërsa flakët kanë përfshirë dhe apartamentin sipër familjes Spahiu. Policia nis hetimet për të zbardhur në detaje ngjarjen tragjike.  

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pogradec, një i plagosur me armë zjarri në fshatin Stropckë, nuk dihen shkaqet

Pogradec, një i plagosur me armë zjarri në fshatin Stropckë, nuk dihen shkaqet