Tiranë/ 350 gjoba për këmbësorët në Janar! Shkaktojnë 15% të aksidenteve! Nënkomisari: Problem mjetet me fenelina dhe tentativa për rryshfet

Tirane- Rreth 15% e totalit të aksidenteve rrugore kanë shkaktarë këmbësorët. Për të minimizuar sa më shumë këtë shifër dhe sensibilizuar qytetarët, Policia Rrugore prej disa javësh ka nisur gjobitjen e shkelësve. Pas fazës këshilluese, qytetarët që konstatohen duke kaluar në vende të palejuara, jo pranë vizave të bardha gjobiten. Në muajin e parë të vitit, vetëm në Tiranë, sipas nën komisar Arben Bakallit, janë vendosur rreth 900 gjoba për këmbësorë dhe drejtues mjetesh që nuk u japin përparësi atyre.

"Për muajin janar kemi rreth 350 masa administrative për këmbësoret dhe rreth 550 masa administrative që nuk u japin përparësi këmbësorëve. Jemi përqendruar kryesisht nëpër njollat e zeza" thotë Arben Bakalli, Nën Komisar, Policia Rrugore

Por, cilat konsiderohen nga Policia Rrugore e Tiranës, njolla të zeza të aksidenteve apo për mosdhënie përparësie?

Në zonat ku ka pas ngjarje siç rruga "Dritan Hoxha", nga rrethi i Saukut drejt sheshit "Avni Rustemi". Kemi edhe pjesën e "Teodor Kekos" që është një zonë problematike, ku ka edhe punime në rrugë' tregon ai.

Një fenomen që po luftohet shumë është edhe ryshfeti që u jepet policëve për t’u shpëtuar masave administrative. Vetëm në vitin e shkuar janë regjistruar 300 raste.

" 300 raste të korrupsionit aktiv. Nuk e kemi fokus kryesor të punës sonë, por është një rutinë e përditshme që del natyrshëm. Kemi aktualisht diku tek 20 raste për muajin janar" thotë Bakalli.

Një shofer me targa të huaja të skaduara, i cili u gjurmua nga policia pas denoncimeve në rrjet. Si ky rast, por edhe pa targa fare, kanë qenë të shpeshtë në rrugët e Tiranës.

Kemi pasur mjete që përdoreshin qoftë edhe nga kolegët tanë. Janë shoqëruar dhe targat janë hequr. Pothuajse janë zero në rrugët e Tiranës mjetet e pa targuara apo me targa të përfunduara" tregon Bakalli.

Paralelisht, Rrugorja po gjurmon ata “të fortë” që duan të ecin me fenelina si të policisë. Por, përdorimi i tyre nga grupe të caktuara mund të rezultojë fatal.

Qytetarët, duke i hapur rrugën një mjeti me fenelina mund të bëhet burim aksidenti, duke shkuar në ngjarje rrugore apo fatale.

Ndërkohë, vetëm në muajin janar në të gjithë vendin janë arrestuar 179 shoferë për shkelje dhe janë pezulluar rreth 300 patenta, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara dhe alkool.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dru me pre: 03/02/2024 20:39

    Sa te kete oficera si pune e jote qe u bene duke shitur apartamente kshu do vej kjo pun o i uruar

    Përgjigju
  • Liku: 03/02/2024 19:50

    Qarkullimi duhet te funksionoje me radar elekktronik si ne BE dhe jo me police te korruptuar

    Përgjigju
  • Leci: 03/02/2024 18:42

    Fenelinat janë për oligarkët tuaj zoti Bakalli! ndësa policët janë 70% të korroptuar shkurt hajdutër me uniform .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur