Një 35-vjeçar i identifikuar si Akil Tahiri ka shkuar mesditën e sotme në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore me një plagë në këmbë të shkaktuar nga një armë zjarri në Kurbin.

35-vjeçari është banues në zonën e Fushë-Kuqes ndërsa ndodhet jashtë rreziku për jetën. Rrethanat e plagosjes janë ende të paqarta ndërsa po punohet për dokumentin e plotë të rastit.

“Kurbin/Informacion paraprak.

Në Spitalin e Traumës, Tiranë, rreth orës 11:15, ka shkuar për ndihmë mjekësore, i dyshuar i plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrethana ende të paqarta në Fushë-Kuqe, Kurbin, shtetasi A. T., 35 vjeç, banues në fshatin Fushë-Kuqe, i cili aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmi në përditësim...