Një tjetër rast dhune në familje raportohet në Tiranë. Një 40 vjeçar ka rrahur bashkëjetuesen e tij e cila ka përfunduar në spital. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në kushtet e flagrancës 40 vjeçarin S. M., banues në Tiranë.
Bashkëjetuesja e tij u dërgua në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetuses së tij, vihet në pranga 40-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në kushtet e flagrancës të shtetasit S. M., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën e Kavajës, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetuses së tij, e cila u dërgua në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.