TIRANË- Një 47-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ka tentuar të ngacmojë një vajzë 24-vjeçare. Ai ka arritur që t’i futet vajzës në banesë, ndërsa policia ka sekuestruar në shtëpinë e tij një armë të ftohë.
“Komisariati i Policisë Nr.6, arrestoi në flagrancë shtetasin F.M, 47 vjeç, pasi i ka hyrë në banesë dhe ka tentuar të ngacmojë një 24-vjeçare. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F.M, Polica gjeti dhe sekuestroi një armë e ftohtë”, njofton policia.
Ndërkohë, 3 të tjerë kanë rënë në pranga pasi kanë ushtruar dhunë ndaj nënës dhe partnereve.

SI.E./Shqiptarja.com“M.S, 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Komisariati i Policisë Nr.3, arrestoi në flagrancë shtetasin T.D, 55 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Komisariati i Policisë Nr.4, arrestoi në flagrancë shtetasin E.H, 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij”, njofton policia.
Komente

