TIRANË - Pesë të rinj janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi në makinën ku po udhëtonin është gjetur një sasi prej gati 500 gramë lëndësh narkotike kanabis sativa.
 
Burime zyrtare  nga policia e kryeqytetit thanë se, efektivët e sektorit për Trafiqet dhe Narkotikët kanë arrestuar disa të rinj. Të arrestuarit janë, Anais Mata, 22 vjeç, Denis Doda, 19 vjeç, Edison Tahiri, 18 vjeç,  M. S., 16 vjeç dhe Rei Mata, 18 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
 
Sipas policisë, arrestimi i të rinjve është bërë pasi, ditën e djeshme në orën 19:55, në vendin e quajtur tek “Flamuri Gjerman”, efketivët e komisariatit numër 1, kanë ndaluar një makinë “Opel Kadet”, me targa TR 3472 J,  me ngjyrë gri.
 
Makina drejtohej nga Anais Mata dhe në mjet udhëtonin edhe katër të rinjtë e tjerë. Gjatë kontrollit fizik të mjetit poshtë sediljes së pasagjerit janë gjetur 481 gramë me gjithë amballazh bime e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
 
Policia tha se, janë kryer veprimet e para hetimore dhe dosja me materiale i ka kaluar për kompetencë, Prokurorisë së Tiranës.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)