TIRANË- Një 52 vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme (7 janar) në rrugën "Njazi Meka".
Policia bën me dije se i ndjeri G.F është gjetur në një pallat të pabanuar pa shenja jete. Sipas këqyrjes paraprake, dyshohet se vdekja e tij ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komento