Tiranë, punëtori vdes në kantierin e ndërtimit te 'Kodra e Diellit', arrestohet administratori! 55-vjeçari ra nga lartësitë, ishte pa kokore

TIRANË - Shkëlzen Baçi, 50 vjeç, administrator i kompanisë “Baçi Construction”, u arrestua nga agjentët e krimeve të Komisariatit nr. 1 në Tiranë, në akuzë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, pasi një ditë më parë (3 prill 2024) në një pallat që biznesi i tij po ndërtonte në kompleksinë “Kodra e Diellit”, humbi jetën një punëtor, duke rënë nga lartësia.

'Specialitët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Sh. B., 50 vjeç, banues në Paskuqan, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë". Ditën e djeshme, në kompaninë nënkontraktore në administrim prej tij, e cila mbulon punimet në një objekt te Kodra e Diellit, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi S. B., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.', thuhet në njoftimin e policisë. 

55-vjeçari Sinan Baçi, nuk mundi t'u mbijetojë plagëve të marra nga rënia prej lartësisë dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. 

Baçi Construction” është kompania nënkontraktore që ishte marrë për të vendosur pllakat në një pallat brenda kompleksit “Kodra e Diellit” në Tiranë, ku mesditën e mërkurës (3 prill) humbi jetën punëtori Sinan Baçi.

Report Tv mëson se 55-vjeçari Baçi, i cili ishte djali i xhaxhait të administratorit të kompanisë, Shkëlzen Baçi, i arrestuar tashmë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, ka rënë nga rreth 5 metër lartësi, nga një hapësirë me dërrasa dhe binarë, duke pësuar dëmtime të rëndë në kokë, të cilave nuk mundi t’u mbijetojë.

Burime bëjnë me dije se punëtori, në momentin që ka rënë nga lartësia, nuk ishte në vendin e tij të punës, duke tejkaluar kështu kompetencën e nënkontraktorit, që ishte marrë vetëm për vënie pllakash dhe lustrim të fasadës, teksa ai ka qenë në një ambient tjetër të pallatit.

Viktima Sinan Baçi rezulton me pagesa të rregullta të sigurimeve shoqërore nga ana e kompanisë së djalit të xhaxhait të tij, që e kishte punësuar.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?