TIRANË- Një e mitur në Tiranë ka denoncuar në polici se një 60-vjeçar e ka abuzuar seksualisht prej gati 3 muajsh. Report Tv mëson se 60-vjeçari është arrestuar pasi denoncimit të 16-vjeçares.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fshat të Tiranës, ku sipas burimeve bëhet me dije se 16-vjeçarja është abuzuar seksualisht disa herë përgjatë harkut kohor të 3 muajve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan me iniciativë shtetasin K. B., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur”, njofton policia.
Mësohet vajza i ka treguar fillimisht nënës së saj për abuzimin dhe më pas ka bërë denoncimin në polici. Sipas ekspertizës mjekoligjore rezulton se adoleshentja është e përdhunuar.