Tiranë/ 84 vjeçari Gani Qordja, 4 ditë i larguar nga shtëpia, familjarët kërkojnë ndihmë

Arben Qordja prej të martës është në kërkim të të atit. Ganiu, 84 vjeç ka humbur dhe ende nuk ka asnjë informacion për të. Ditën e martë ai është parë për herë të fundit në zonën e tregut elektrik në Tiranë, ku si përherë bënte xhiron e zakonshme. Por, nuk u kthye më. Sot familjarët dhe të afërmit e tij, janë duke  e kërkuar kudo në kryeqytet.

Ky është babai im, quhet Gani Qordja. Ka 4 ditë që është larguar nga banesa dhe nuk dimë asgjë për të. Që nga ajo ditë e kemi kërkuar dhe s’kemi gjetur gjë.

Arben Qordja, djali i 84-vjeçarit

I humburi, Gani Qordja

Arbeni tregon se i ati vuante nga skleroza dhe ka probleme me dëgjimin. Referuar shqetësimeve të tij, dhe rastit të mëparshmë ku Ganiu është larguar edhe një herë nga shtëpia, ata i kanë vendosur me vete një shenjë dalluese, duke iu druajtur një ditë si e marta e 18 shtatorit.

Njerëzit që mund ta shohin, mund të na ndihmojnë. I kemi vendosur një ‘bagde’, me emër, mbiemër dhe numrin e telefonit tim dhe adresën e shtëpisë. Në krahun e djathtë, doli në mëngjes nga shtëpia me një këmishë ngjyrë gri, kasketë ngjyrë gri, pantallona gri të errëta dhe këpucë të zeza. Ecjen e bënte me duar mbrapa.

Arben Qordja, djali i 84-vjeçarit të humbur

Arbeni bën apel që kushdo që e ka parë të atin ta nëpërmjet strukturave të policisë, apo numrit të tij të kontaktit:  0694071773.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë