Nga 12 700 gjoba brenda javës, 8700 për qëndrim të gabuar në Tiranë! Veç shpejtësisë, shoferët u ndëshkuan edhe për zhurma shqetësuese

Mbi 1800 shoferë në ditë janë gjobitur javën e kaluar nga policia rrugore në Tiranë. Sipas një bilanci të bërë të ditur nga kjo polici mësohet se për javën e kaluar (26 maj – 1 qershor 2024) janë vendosur 12.742 masa administrative, mesatarisht 1,813 në ditë, ndërsa janë 18 shoferë të arrestuar. 

Drejtuesit e mjeteve janë gjobitur më shumë për qëndrim të gabuar, mos vendosje rripi të sigurisë dhe tejkalim shpejtësie. Në dy raste janë evidentuar që drejtonin mjetin me shpejtësi deri në 177 km/ në orë.

Ndërkohë në dy raste janë gjobitur dy makina me 4 mijë lekë dhe 2 mijë lekë gjobë se shkaktuan zhurma shqetësuese përmes marmitave.

Bilanci i javes
18 Arrestime dhe procedime penale
Nga këta 6 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
2 persona për pa leje drejtimi.
7 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
2 persona u proceduan  për korupsion aktiv.
1 person për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike

12.742 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,813 në ditë.
-Nga këta 68 masa për xhama të zinj.
-681 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
-410 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
-713 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
-58 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
-8.732 masa për qëndrim të gabuar.
Gjithashtu u bllokuan dhe 14 makina, përfshirë një me targa të huaja

Policia bën apel për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlonjati: 02/06/2024 09:53

    Lexova ne nje artikul sene Vlore ishin gjobitur 5 turiste gjermane se leviznin me monopatina ne korsite e biçikletave ! A mund te me thote ndonje se ku kane te drejte te levizin monopatinat, ne autostrade ?

    Përgjigju
  • simon: 02/06/2024 09:39

    Sado qe gjoba vihen perseri parkime te gabuara ne rruget kryesire ka shume sidomas unaza,tirane e re dhe kinostudjo kombinat prandaj per keto raste masat duhet te jene shume te renda deri ne bllokim mjeti se vetem keshtu zene mend shpellaret qafderra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Express': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025

'Express': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025