Tiranë, 89% e pikave të tregtimit
shesin bukën në qese plastike

Tiranë, 89% e pikave të tregtimit<br />shesin bukën në qese plastike
Tiranë - Më shumë se 86 % e pikave të tregtimit të bukës nuk respektojnë ligjin, i cili i detyron të gjitha furrat të ambalazhojnë bukën me ekoletër dhe jo qese plastike. Në një vëzhgim të A1 REPORT në disa pika shitjesh, pjesa dërrmuese përdorin ende qese plastike, duke lënë të hapur rrezikun që i kanosen konsumtaroti.
 
Hasan Stafa, specialist për mbrojtjen e konsumtatorit shpjegon me imtësi dëmet që sjellë kjo praktikë në shëndetin e konsumatorit.

“Rreth 86% e 239 njësive të tregëtimit të bukës në Tiranë tregëtojnë akoma dhe ofrojnë tregëtimin e bukës në qese plastike. Qesja plastike ne e dimë që ka element kancerogjen dhe aq më tepër kur paketohet bukë e nxehtë ose e ngrohtë dhe në temperatura të larta dhe të papërshtatshme për higjienën hidrosanitare, kjo qese plastike në kontakt me bukën, e kthen bukën në produkt të kontaminuar ose në një produkt e cila e kthen bukën në produkt kancerogjen për konsumatorin.

Janë një sërë elementësh përbërës të këtyre qeseve plastike që çlirohen nga avujt e bukës dhe një një farë mënyre bëhet kontaminimi ose dhe rreziku i helmimit të bukës, kur pastaj më vonë transmetohet në shëndetin e konsumatorëve ”, u shpreh Stafa.


Por, sipas Stafës edhe vetë konsumatori duhet të ndërgjegjësohet dhe të refuzojë automatikisht blerjen e bukës ky vazhdon të praktiohet shitja me qese plastike. Ligji në fjalë, ka hyrë në fuqi prej janarit të vitit 2008, por ende vazhdon të mbetet problematik për shkak të mos zbatimit të tij.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin