TIRANË- Një aksident me pasojë vdekjen e një 35-vjeçari ka ndodhur pak pas mesnate në aksin e rrugor ‘TEG-Shkozë’, në afërsi të xhamisë së Farkës.

Festim Hasa, 35 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Nga përplasja, 35-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.