Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditën e sotme, ku një mjet ka përplasur një këmbësor 66-vjeçar, i identifikuar si Kujtim Luka. Aksidenti ka ndodhur në dalje të Vorës. 

Drejtuesi i automjetit J.T, rreth 53- vjeç është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme.

Vorë/Informacion paraprak. Me datë 25.08.2025, rreth orës 20:30, në dalje të Vorës, automjeti me drejtues shtetasin  J.T, rreth 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin Kujtim Luka, rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën', njoftoi policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.