Tiranë, aksident pas mesnate
2 të plagosur, dëme në biznes

Tiranë, aksident pas mesnate<br />2 të plagosur, dëme në biznes
TIRANË - Një aksident i rëndë ka ndodhur në bulevard rreth orës një pas mesnate. Dy të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë. Burimet pranë Spitalit Ushtarak pohojnë se ata gjenden në situatë kritike për jetën si pasojë e plahëve të marra. Aksidenti ka ndodhur pranë Kryesisë së Kuvendit, përballë Hotel Rogner. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimin për të zbuluar shkaqet e aksidentit. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës disa kamera sigurie pranë vendit ku ka ndodhur aksidenti. Policia, e cila po heton për ngjarjen bën të ditur se për shkak të përplasjes është dëmtuar rëndë dhe një biznes në vendin ku ka ndodhur ngjarja. Bëhet fjalë për një library, e cila është shkatërruar gati plotësisht si pasojë e aksidentit.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari