TIRANË - DURRËS - Nëntë persona, 5 të rritur e 4 fëmijë kanë hipur dhe janë nisur drejt plazhit të Durrësit.
Pak kilometra nga qendra e Tiranës, autovetura Benz ka përplasur nga mbrapa furgonin e pasagjerëve. Ky i fundit ka frenuar për shkak të trafikut, që kishte nisur të rëndohej, ndërsa autovetura me shpejtësi nuk ka mundur të frenojë, por është përplasur, duke u shkatërruar.
Për pasojë, 4 fëmijët që ndodheshin brenda saj kanë pësuar dëmtime të lehtë dhe janë dërguar në Sitalin Ushtarak. Po ashtu, të plagosur kanë mbetur Teme, Ermonela dhe Ervin Alushi, ky i fundit drejtuesi i mjetit, të cilët kanë pësuar fraktura në kokë dhe trup.
Ndërsa dy persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk janë bërë publik dhe që kanë lidhje gjaku me të dëmtuarit, nuk kanë pësuar dëmtime. Dhjetëra forca policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, të alamuar edhe nga numri i personave që ndodheshin në makinë.
Madje, në autostradë ka mbërritur edhe një makinë zjarrëfikse. Ndërkaq, hetimet e policisë kanë nxjerrë si shkak shpejtësinë e autoveturës Benz.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com