Një person ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në rrethrrotullimin e TEG-ut në Tiranë. Në përplasjen e rëndë u përfshinë 3 makina. Ndërsa 40 vjeçari D.B u dërgua në spital por fatkeqësisht nuk arriti t'u mbijetojë plagëve të marra.
Makina që drejtonte viktima është përplasur me 2 automjetet që drejtohen nga shtetasit, E. Sh., 23 vjeç, dhe F. H., 30 vjeç.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.