Njësia numër. 2 në Tiranë sot u pastrua nga zaptimi i hapësirave publike, të përdorura për qytetarët si parkingje.
Më herët kanë qenë vetë qytetarët që kanë bërë denoncimet për problemet që kanë sjellë hekurat dhe gurët e vendosur për të siguruar vendin e parkimit.
Denoncime këto të bëra me shkresa zyrtare, ose nëpërmjet aplikacionit "Tirana Ime".
Inspektori përgjegjës për Njësinë Numër. 2 të kontrollit të territorit, Leonard Karriqi shpjegoi për Report TV arsyet e këtij aksioni.
"Normalisht është puna e policisë bashkiake për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga qytetarë të ndryshëm me barriera të ndryshme, që përgjithësisht janë parkime të përvetësuara. Ankesat e qytetarëve që nuk duan ti lirojnë nuk kanë të drejtë. Sepse këto janë hapësira publike që u përkasin të gjithë qytetarëve dhe këto duhet të lirohen."- deklaroi Karriqi.
Por zaptimi i territoreve për parkim nuk është i vetmi problem që ka kjo zonë. Rrugët kanë nevojë për riparime dhe shtyllat e energjisë elektrike gjithashtu.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO