Tiranë/ Akte të dhunshme te protesta para bashkisë, ndalohet një 38-vjeçar nga Kurbini

Tiranë/ Akte të dhunshme te protesta para bashkisë, ndalohet një 38-vjeçar nga Kurbini

Protestë e Rithemelimit para bashkisë

Policia e Tiranës kanë ndaluar një shtetas 38-vjeçar për shkak të akteve të dhunshme gjatë protestës së Rithemelimit dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit para bashkisë së Tiranës, dy ditë më parë.

U ndalua shtetasi E.V., 38 vjeç, banues në Kurbin për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", dhe "Goditjet për shkak të detyrës".

'- E. V., 38 vjeç, banues në Kurbin, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", dhe "Goditjet për shkak të detyrës".', thuhet në njoftimin e policisë.

Ndalimi i tij u bë i mundur në vijim të hetimeve nën drejtimin e Prokurorisë.

Gjithashtu, lidhur me protestën e fundit para bashkisë nisi hetimi edhe për disa persona të tjerë, përfshirë këtu Adriana Kalanë, Tedi Blushin, Klevis Balliu, Besart Xhaferri.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani