TIRANË – Policia ka zbuluar sot një nxënës, i cili bëri një telefonatë të rreme për bombë në shkollën e mesme “Petro Nini Luarasi ” kryeqytet.

Si ndër të rrallat raste të kësaj natyre, komisariati i Policisë nr.2 e ka gjurmuar telefonatën dhe ka shoqëruar nxënësin me iniciale E.D.

E.D lëshoi një alarm për bombë rreth orës 10:50 duke ngjallur panik tek nxënësit e shkollës dhe detyroi oficerët e policisë të hetonin.

Jo rrallë, në gjimnazët e Tiranës, janë dhënë alarme për bombë nëpërmjet telefonatave të fshehura, bërë kryesisht nga nxënës që kanë dashur të sabotojnë provimet.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)