TIRANË - 48 orë pas arrestimit nga Sektori për Krimin Ekonomik të 5 zyrtarëve të Legalizimit në Drejtorinë e Tiranës ata janë liruar me kërkesë të prokurorisë.
Mbrëmjen e 4 shkurtit policia njoftoi arrestimin në operacionin e koduar “Smile” të Skënder Bibës, Vasil Mitre, Fatjon Gjuzi, Astrit Joca dhe Ardjana Gjinit.
Por ky arrestim sipas prokurorisë ka qenë i paligjshëm dhe për këtë shkak i ka kërkuar gjykatës lirimin e menjëhershëm.
Policia në arrestimin e tyre sqaroi se janë hetuar për shpërdorim detyre për legalizimin e dy objekteve në komunën e Kasharit me dokumente të falsifikuar por kjo akuzë sipas prokurorisë nuk qëndron.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com