Tiranë/ Arrestohen 11 persona, mes tyre dhe pronari i lokalit për veprimtari të lojërave të fatit (VIDEO)

TIRANË-Goditet një tjetër rast i organizmit të jashtëligjshëm të lojërave të fatit, ku janë arrestuar 11 persona, mes tyre edhe pronari i lokalit në Rrugën “Haxhi Kika”.

Personat e arrestuar në operacionin policor të koduar "Poker" në orët e para të mëngjesit, janë Xh. S., 21 vjeç, K. A., 20 vjeç, H. Ç., 24 vjeç, Sh. G., 38 vjeç, B. Ç., 30 vjeç, D. C., 21 vjeç, A. A., 35 vjeç, të shtatë banues në Tiranë dhe E. Ç., 25 vjeç, S. M., 44 vjeç dhe F. K., 42 vjeç, të tre banues në Fier.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë edhe pronari i lokalit H. T., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: një tavolinë e përshtatur për tavolinë pokeri, sasi lekësh dhe eurosh, fisha dhe letra bixhozi, një bllok me shënime për aktivitetin e lojërave të fatit, një DVR, si dhe telefona që shërbenin për vënien e basteve sportive të palejuara.

10 personat do të akuzohen për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Moskallëzimi i krimit”, të kryera në bashkëpunim, kurse pronari i lokalit për veprën “Organizim ose ushtrim i veprimtarive të lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin”, kryer në bashkëpunim.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shabani: 12/02/2020 19:13

    Keshtu e nisi edhe Enver Hoxha.

    Përgjigju
  • Tironci: 12/02/2020 18:28

    21 vjeç pronar lokali! Ai nuk di akoma te boj shurren jo te jete pronar! Ky duhet te jete kontigjent i KÇKse ne ket moshe.shihni loto sportet qe kane lulzuar gjithandej pa u shqetesuar fare se ne fund te muajit merr parate shefi krimit ekonomik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë