Tiranë/ Arrestohen 2 persona, shfrytëzonin për prostitucion 5 kineze! I reklamonin në faqe online, klientët paguanin 200-300 euro

Tiranë/ Arrestohen 2 persona, shfrytëzonin për prostitucion 5 kineze! I reklamonin në faqe online, klientët paguanin 200-300 euro

Foto ilustruese

TIRANË - Policia ka arrestuar dy shtetas pasi shfrytëzonin për prostitucion 5 shtetase të huaja të cilat i kishin sjellë në Shqipëri. Gjatë operacionit ‘Red Light 3’ u ndaluan A.W., 45 vjeçe dhe Zh.Y., 30 vjeçe.

Sakaq ka nisur hetimi për shtetaset kineze që shfrytëzoheshin për prostitucion si dhe për një 62 vjeçar G.L., banues në Tiranë. Nga hetimet e policisë rezultoi se dy shtetasit e arrestuar i sillnin 5 kinezet në Tiranë duke i premtuar vend pune si masazhuese.

'Gjatë operacionit u ndaluan shtetasit A. W., 45 vjeçe, Zh. Y., 30 vjeç, për veprat penale "Trafikimi i personave të rritur", "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 110/a, 114 dhe 115 e 25 të Kodit Penal.

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale "Prostitucioni", parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal, 5 shtetase kineze, si dhe për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", shtetasi G. L., 62 vjeç, banues në Tiranë.', njofton policia.

Pasi vinin këtu kinezet shfrytëzoheshin për prostitucion në ambiente të marra me qira. Gjithashtu autorët e arrestuar i reklamonin në faqe online dhe gjenin klientë.

Këta të fundit priteshin në hyrjen e pallatit ku edhe kryhej pagesa rreth 200-300 euro dhe më pas futeshin në apartamentin ku kryhej prostitucioni.

'Nga veprimet hetimore është dokumentuar ligjërisht fakti se autorët e dyshuar i reklamonin në faqe online, shtetaset që i shfrytëzonin për prostitucion, gjenin klientët, i prisnin ata në hyrjen e pallatit ku ushtrohej prostitucioni dhe pas kryerjes së pagesave që varionin nga 200-300 euro, i dërgonin klientët në apartament.', thotë policia.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty