Tiranë /Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Tiranë /Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Forcat ”Shqiponja" Gjatë një kontrolli rutinë në zonën e Selitës kanë arrestuar shtetasin me iniciale J. H  29 vjeç banues në Tiranë gjatë një kontrolli rutine ne automjetin dhe banesën e tij u gjenden 156 gr lëndë narkotike cannabis sativa.

Policia e Komisariatit nr. 4 arrestoi në banesë  shtetasin me iniciale V. M. 68 vjeç, pasi në rrugën “Vangjel Capo”,ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Po nga blutë e komisariatit Nr.4 u bë arrestimi i shtetasit E. E., 21 vjeç, pasi në Rrugën e Teleferikut, pas përfshirjes në një aksident me mjetin drejtues me shtetasin I. L., ka goditur me sende të forta shtetasit I. L. dhe L. L. Gjatë kontrollit të mjetit me të cilin qarkullonte shtetasi E. E. u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (dorezë metalike).

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar shtetasin me iniciale A. C., 22 vjeç, pasi në bulevardin “Zhan Dark”, është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.53 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Brendshëm: Do të duhet kohë për të gjetur vendndodhjen e helikopterit

Ministri i Brendshëm: Do të duhet kohë për të gjetur vendndodhjen e helikopterit