Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie me një të mitur pa dëshirën e saj.
Në informacionin e shkurtër të policisë mësohet se i riu i identifikuar me incialet K.R., banues në Tufinë u arrestua nga shërbimet e Komisariatit nr.4, teksa më parë ka ushtruar dhunë edhe ndaj bashkëshortes së tij.
K. R., 18 vjeç, banues në Tufinë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur, pa dëshirën e saj, si dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, informoi sot policia e Tiranës.
Ndërkohë një 37 vjeçar, A.LL, banues në Rubik u arrestua pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish-bashkëjetuesen e tij.
Në pranga la rënë dhe një 35 vjeçar banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në Babrru, në autobusin e linjës Insitut-Paskuqan-Tiranë, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shoferin e autobusit si dhe është konfliktuar me dy shtetas të tjerë.