TIRANË - Një 24-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia teksa transportonte në një valixhe udhëtimi një kallashnikov, me qëllim shitjen e armës.
24-vjeçari me inicialet H.M. u vu në pranga në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”, ndërsa arma e zjarrit është sekuestruar nga blutë.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës operative dhe operacionale, me fokus goditjen e posedimit të kundërligjshëm dhe shitjes së armëve të zjarrit, finalizuan operacionin “Luggage”.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, pas informacionit të siguruar në rrugë operative, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga, në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi H. M., 24 vjeç, banues në Bathore, i cili mbante në një valixhe udhëtimit, dyshohet me qëllim shitjen, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente










