TIRANË- Blutë e kryeqytetit kanë arrestuar një 29-vjeçar për armëmbajtje pa leje dhe për posedim droge.
Mësohet se 29-vjeçari i arrestuar është Emiljan Dervishi, 29-vjeçar nga fshati Ferraj, Të njëjtat burime bëjnë me dije se gjatë kontrollit fizik 29-vjeçarit i janë gjetur me vete 300 doza heroinë.
Në vijim të operacionit të koduar “Tufina”, policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën e 2-vjeçarit ku ka gjetur dhe ka sekuestruar dy armë zjarri pa leje, një automatik model 56 e një pushke 10-tshe dhe 150 fishekë.
I riu nga Ferrasi i Tiranës tashmë do të përballet me akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe posedimit e shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Ja 300 dozat e Heroinës dhe armët që ju kapën 29-vjeçarit
A1 Report ka mundur të sigurojë fotot e 300 dozave Heroinë dhe të dy armëve të sekuestruara

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)










