40-vjeçari Marsel Gjoncaj është vënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale të ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.
DVP e Tiranës finalizoi operacionin ‘Cash’ për kapjen e 40-vjeçarit.
Marsel Gjonçaj ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Apelit e kishte dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.
'Gjatë operacionit është kapur shtetasi Marsel Gjoncaj, 40 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve”.', thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.