Shoqërimi i tyre është bërë pas konstatimit të policisë se të shoqëruarit mbanin armë pa leje. Nga kontrollet e policisë të ndaluarve iu janë gjetur edhe disa maska.
Emiljano Shullazi është arrestuar disa herë nga policia, ndërsa ka vuajtur dënim më burg për trafik droge. Ai është arrestuar edhe gjatë zgjedhjeve vendore të 8 majit, pasi u përfshi në një incident elektoral në Farkë të Tiranës.
Gjykata e Tiranës e la atë të lirë më 24 prill të këtij viti. Miku i tij, Gilmando Dani ka mbetur i plagosur gjatë një atentati në afërsi të shtëpisë së tij më 25 qershor 2011.