Tirane- Një 30 vjeçar i cili shiste në rrugë  me çmime fiktive, ora dhe sende të tjera të markave të shtrenjta është arrestuar në Tiranë.

Prangosja e Xhuliano Lytos banues po në kryeqytet u krye në rrugën "Reshit Çollaku" afër bulevardit "Gjergj Fishta" 

Gjatë kontrollit iu gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provXës materiale, 30-vjeçarit, 25 ora dhe 2 stilolapsa të markave të ndryshme, të shtrenjta.


“Sendet, të dyshuara të kontrabanduara, shiteshin nga ky shtetas, me çmime fiktive dhe pa fatura” thuhet në njoftimin për median.

Operacioni i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u kodua "Okazion".