TIRANE - Arsenal armësh dhe drogë ka sekuestruar policia e Tiranës në tre banesa të një familjeje, ndërsa në pranga vuri kryefamiljarin Sali Cerpja dhe tre djemtë e tij. 

Arrestimi u bë në orët e para të mëngjesit të së hënës nga efektivët e komisariatit numër 5 në përfundim të operacionit “Mëngjesi”, ku në pranga ranë vëllezërit Osman, Selim dhe Arben Cerpja dhe babai i tyre. 

Kjo pasi në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar rreth 111bimë e dyshuar Canabis-Sativa me lartësi 40cm, 100gr hashash, një arsenal armësh: 

1pistolet Bereta, 
1armë gjahu teke,
1pushkë 
12kallëpe tritoli, 200gr 
700 kapsolla detonatori
aparat shpërthim detonatoreve elektrike
rreth 500 fishek kalibër ndryshme

Sipas burimeve nga Policia për A1 Report, uniformat blu kishin marrë informacion për kanabis në banesat e tyre ndaj edhe kishin nisur aksionin nga komisariati numër 5 dhe Drejtoria e Policisë së Tiranës.