Tiranë, Arvizu takon Bashën pas vizitës në Washington
Takimi është mbajtur në një prej lokaleve në kryeqytet e konkretisht në zonën e ish –Bllokut, një vend ky i frekuentuar edhe më herët nga dy zyrtarët e lartë. Takimi vjen një ditë pasi Basha ka përfunduar vizitën e tij në Washington e ku është takuar me kryebashkiakun e këtij qyteti.
TIRANË – Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu është takuar pasditen e sotme me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Takimi është mbajtur në një prej lokaleve në kryeqytet e konkretisht në zonën e ish –Bllokut, tek "Napoleon Bonaparti”, një lokal i njohur për degustimin e verës, vend ky i frekuentuar edhe më herët nga dy zyrtarët e lartë. Takimi vjen një ditë pasi Basha ka përfunduar vizitën e tij në ashington e ku është takuar me kryebashkiakun e këtij qyteti. Në këto takimi kryebashkiaku Basha kërkon bashkëpunim për projektet për Tiranën. Nuk është hera e parë që kryediplomati amerikan dhe Basha takohen. Të njëjtën gjë ata kanë bërë edhe me 17 maj 2011 pak ditë pas zgjedhjeve vendore kur ende nuk kishte përfunduar beteja për Tiranën.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
Po
55.1%
Jo
38.2%
Nuk e di
6.7%
Vota total: 2327
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?