-Aksioni i Policisë në Komunën Zall-Bastar-
TIRANË, 4 Korrik/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Tiranës, Komisariati nr. 4, ka asgjësuar pasditen të enjtes në Komunën Zall-Bastar rreth 650 rrënjë të dyshuara si cannabis sativa të cilat ishin  mbjellë  3 parcela. Po ashtu, u asgjësuan edhe kubike të mbështjella e dyshuar si bimë e  lëndës narkotike.
Sipas njoftimit të policisë së kryeqyetit, mësohet se gjatë kqyrjes së zonës, u konstatua në vendin e quajtur "Kodër Lucë" edhe 3 ngastra të cilat kishin 407 rrënjë si dhe kubike të mbjellë. Po ashtu, u konstatuan edhe 230 bimë të dyshuara si lëndë narkotike, ku nga këto, 40 bimë u morën ne cilësinë e provës materiale për ekzaminime të mëtejshme, ndersa pjesa tjetër u asgjësua. Aktualisht po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë. /a.ke/