TIRANË- Autobusi i linjës së Unazës në Tiranë është përplasur mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Ferit Xhajko’  me një motor, e për pasojë ka mbetur i plagosur një 12-vjeçar.

Sipas policisë drejtuesi i autobusit P.R ka përplasur drejtuesin e motorit H.GJ, dhe për pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet në spital.

Në motor sipas burimeve për Report Tv ka qenë gjyshi bashkë me nipin e tij 12 vjeçar. I mitur sipas dëshmitarëve okular ka qenë i pajisur me kokore. 12-vjeçari për momentin ndodhet tek spitali i Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Autobusi  i Unazë i ka rene motorit nga pas, por nuk dihen ende rrethanat sesi ndodhi ngjarja.

'Më datë 02.07.2023, rreth orës 08:45, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi P. R., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin H. Gj. 

Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.'- njofton policia.