TIRANË - Aksident rrugor këtë mbrëmje në Tiranë, në aksin Paskuqan-Babrru, me dy të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur si pasojë e përplasjes së një automjeti me një motoçikletë dhe prej kësaj kanë mbetur të plagosur dy personat që, udhëtonin mbi këtë të fundit.

Ndërkohë, automjeti i aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, ku ka mbërritur policia dhe po kryen hetimet.  

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)