Tiranë, babai godet me grusht vajzën e mitur, arrestohet! I vihet eksploziv godinës boshe në rugën dytësore 'Tiranë-Vorë'

Tiranë, babai godet me grusht vajzën e mitur, arrestohet! I vihet eksploziv godinës boshe në rugën dytësore 'Tiranë-Vorë'

Foto ilustruese

 Në policinë e Tiranës është arrestuar një 45 vjeçar pasi ka goditur me grusht vajzën e tij të mitur. Ndërkohë një 16 vjeçar u kap me bidon me benzinë pasi po tentonte ti vinte flakën një makine. Ndërsa në në një godinë boshe, në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”, dyshohet se ka shpërthyer sasi e vogël lëndë plasëse.

Çfarë ndodhi në Tiranë, raportimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin H. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka goditur me grusht vajzën e tij të mitur.   

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për një të mitur 16 vjeç, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr", mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 151/22 i Kodit Penal.  

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë në fshatin Gjeç Fushë dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një bidon plastik 0.5 litra, i mbushur me lëndë djegëse benzinë, me të cilën dyshohet se do të digjte një automjet tip "Opel" në pronësi të shtetasit E. Sh., 28 vjeç. Gjithashtu, gjatë këqyrjes së celularit, iu gjet një foto e automjetit tip "Opel". 
-
Më datë 05.01.2024, rreth orës 03:55, në një godinë boshe, në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”, dyshohet se ka shpërthyer sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr

Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr