TIRANË- Një 47-vjeçar me iniciale Zh.M. dhe një 21-vjeçar me iniciale F.M., babë e bir, kanë rënë në prangat e policisë pasi iu gjendën bimë kanabis të kultivuara në tokën e shtëpisë si dhe në disa vazo me lule.
Pasi i kultivonin bimët narkotike në shtëpinë e tyre, ata e ndanin lëndën narkotike në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të Tiranës.
U sekuestruan lëndët dhe bimët narkotike, qeset që përdoreshin për ndarjen e lëndës narkotike në doza si dhe krehër dhe municion luftarak që u gjetën gjatë kontrollit të banesës.
Mbi të arrestuarit rëndojnë veprat penale: "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë djali tjetër, 16-vjeçari me iniciale M. M.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.